Shoqata e Detektivëve Privatë
Shoqata e Detektivëve Privatë (SH.D.P) është një organ privat investigativ, i formuar nga profesionistët, për profesionistët. Ai mbulon të gjitha fushat e investigimit në sektorit privat, koorporatat, kompanitë, firmat vendase dhe të huaja, si dhe individët.
Shoqata e Detektivëve Privatë synon bashkimin e të gjithë investigatorëve, detektivëve, juristëve, ekspertëve të ndryshëm, profili dhe puna e të cilëve ndërlidhet me atë të investigimit privat, në një organ që mbron dhe përforcon rolin e tyre në tregun aktual të punës.
SH.D.P. është mandatuar të jetë e hapur për të gjithë dhe për çdo investigator, detektiv, jurist, ekspertë, si dhe çdo agjensi investigative të liçensuar.
PËRSE TË ANTARËSOHENI NË SHDP
Anëtarësimi në Shoqatën e Detektivëve Privatë nuk është vetëm çështje pagese e abonimit vjetor për të poseduar thjesht një logo në letrat më kokë të agjensisë suaj private. Por anëtarësimi në SHDP do të thotë më shumë për të gjithë ata investigatorë që i bashkohen radhëve tona,më shumë se kudo tjetër.
RRETH SHDP
Shoqata e Detektivëve Profesionistë (SHDP) është një organ i pavarur e profesional, i themeluar nga profesionistët për profesionistë, të cilët operojnë në të gjitha fushat e investigimit privat. SHDP plotëson nevojën e një organizate kombëtare dhe rajonale, e cilësuar si organ kyç që rregullon dhe vendos kriteret për ushtrimin e profesionit.