SHDP.AL

Shoqata e Detektivëve Privatë

Shoqata e Detektivëve Privatë (SH.D.P) është një organ privat investigativ, i formuar nga profesionistët, për profesionistët. Ai mbulon të gjitha fushat e investigimit në sektorit privat, koorporatat, kompanitë, firmat vendase dhe të huaja, si dhe individët.

Shoqata e Detektivëve Privatë synon bashkimin e të gjithë investigatorëve, detektivëve, juristëve, ekspertëve të ndryshëm, profili dhe puna e të cilëve ndërlidhet me atë të investigimit privat, në një organ që mbron dhe përforcon rolin e tyre në tregun aktual të punës.

SH.D.P. është mandatuar të jetë e hapur për të gjithë dhe për çdo investigator, detektiv, jurist, ekspertë, si dhe çdo agjensi investigative të liçensuar.



NJOFTIM ZYRTAR

Me Vendimin Nr.01 datë 19.06.2023 të Bordit Drejtues të SH.D.P është vendosur “Heqja e Titullit Detektiv Privat shtetases Shkëndije Lili.
Që prej kësaj date shtetesja Shkendije Lili nuk mund të ushtrojë me veprimtarinë tregtare të detektivit privat, veprimtari e cila ushtrohej ne adresen: Rr. Kavajes, Condor Center, Kati 3, Tiranë.
Ofrimi i shërbimit të Detektivit Privat dhe marrja nga ana çdo qytetari e shërbimit pranë subjektit Shkëndije Lili, Person Fizik – NIPT L71410017H është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe, në çdo rast do njoftohen organet ligjzbatuese.


PËRSE TË ANTARËSOHENI NË SHDP

Anëtarësimi në  Shoqatën e  Detektivëve Privatë nuk është vetëm çështje pagese e abonimit vjetor për të poseduar thjesht një logo në letrat më kokë të agjensisë suaj private.  Por anëtarësimi në SHDP do të  thotë më shumë për të gjithë ata investigatorë që i bashkohen radhëve tona,më shumë se kudo tjetër.

lex1

RRETH SHDP

Shoqata e Detektivëve Profesionistë (SHDP) është një organ i pavarur e profesional, i themeluar nga profesionistët për profesionistë, të cilët operojnë në të gjitha fushat e investigimit privat. SHDP plotëson nevojën e një organizate kombëtare dhe rajonale, e cilësuar si organ  kyç që rregullon dhe vendos kriteret për ushtrimin e profesionit.

lex1

ÇERTIFIKIMI I INVESTIGATORËVE PRIVATË

Instituti Shqiptar i Detektivit Privat (ISHDP) është shkolla e trajnimit dhe kualifikimit profesional e njohur nga Shoqata e Detektivëve Privatë. Informacioni në lidhje me shkollën dhe detajet e kontaktit të tyre janë paraqitur në vijim…

lex1


SHDP - Shoqata e Detektiveve Private Kjo webfaqe u ndertua nga Saimir Kola .
Skip to toolbar