SHDP.AL

Lajme

Anetaresohu

Comments Off on Anetaresohu

PËRFITIMET E ANËTARËSIMIT

Motivet për t’u bashkuar me Shoqatën e Detektivëve Privatë

Si investigator profesionist, ju luani një rol me përgjegjësi në  shoqëri e në interes të qytetarëve. Sigurisht, çdo investigator dëshiron të fitojë  shpërblimin e merituar nga profesioni i tij. Por, a keni  përfituar  maksimalisht nga  organet që përfaqësojnë këtë industri? A jeni të vetëdijshëm për përfitimet dhe shërbimet e shumta që ofrohen nga Shoqata e Detektivëve Privatë, si organi i vetëm që përfaqëson investigatorët profesionistë në të gjithë Shqipërinë?!

Anëtarësimi në  Shoqatën e  Detektivëve Privatë (SHDP), nuk është thjesht çështje e pagesës së abonimit vjetor për të poseduar një logo në letrat me kokë të agjensisë suaj private. Por anëtarësimi në SHDP nënkupton shumë më shumë, për të gjithë ata investigatorë që i bashkohen radhëve tona.

  • Një shoqatë profesionistësh e shtrirë në mbarë vendin dhe në rajon, mund të bëjë shumë më tepër se individi për të ndikuar tek qeveritë, organizatat dhe opinioni publik në ndërtimin dhe mbështetjen e imazhit të profesionit të detektivit privat, inkuadrimin e tij në strukturat ligjore, mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e besimit të klientëve në marrjen e shërbime profesionale.
  • Një buletin informativ, me informacione, lajme, ide dhe opinione, i cili mbulon  tema të  tilla si, pajisjet dhe metodat më të fundit investigative, kërkime shkencore nga ekspertë në fusha e profile të ngjashme.
  • Direktoria on-line e anëtarëve siguron  informacion të nevojshëm dhe kontaktet për një përdorim efiçent të burimeve të Shoqatës, anëtarëve të tjerë dhe shërbimeve të ofruara prej tyre.
  • Anëtarët kanë mundësinë të operojnë nëpërmjet SHDP-së në rrjetin kombëtar dhe rajonal. Kjo është veçanërisht  e rëndësishme në performimin e detyrave investigative jashtë vendit, ku njohuritë lokale janë me rëndësi jetike.
  • Çdo anëtar pajiset me Çertifikatën e Antarësimit.
  • Mundësi dhe mbështetje nga agjensitë e tjera në rrafsh kombëtar dhe rajonal.
  • Përfaqësim në media për të promovuar një imazh profesional të detektivit privat.
  • Shoqata, ofron Shërbim Arbitrazhi, i vlefshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin mes anëtarëve.
  • Takimet e degëve ofrojnë mundësinë e formimit të rrjeteve të investigatorëve profesionistë, lidhjen e kontakte sociale dhe bizneseve, si dhe diskutime mbi detyrat  investigative – hetimore.
  • E dretja e publikimit të logos së SHDP-së dhe e objekteve të tjera.
  • Kartë Anëtarësimi Profesionale dhe Distinktiv i Detektivit Privat.
  • Kjo skemë, ofron vetëm pak nga avantazhet që disponon SHDP, si dhe përgjigjen se përse anëtarësimi në këtë shoqatë, nuk është vetëm dëshirë, por nevojë e investigatorëve profesionistë në këtë biznes.

Profesioni ynë, është  Investigimi.  N.q.s. biznesi ynë është edhe biznesi juaj, atëherë  bashkohuni me trupën më të mirë të investigatorëve profesionistë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Regjistrohu

16 January, 2016 |
SHDP - Shoqata e Detektiveve Private Kjo webfaqe u ndertua nga Saimir Kola .
Skip to toolbar