Kodi i Etikës
Anëtarët e SHDP- së, bashkëpunëtorët dhe anëtarë të profesioneve të tjera duhet t’i përmbahen në çdo kohë rregullave profesionale etike:
- Të kryejnë të gjitha hetimet dhe trajtojnë çdo çështje me integritet të lartë, në kuadër të udhëzimeve të pranueshme ligjore, profesionale dhe morale.
- I gjithë informacioni i kërkuar nga klientët dhe i ofruar nga anëtarët të kryhet në përputhje me kuadrin ligjor.
- Të gjithë profesionistët dhe investigatorët e rinj që ndihmojnë në kryerjen e hetimeve, duhet të veprojnë në përputhje me Kodin e Etikës të SHDP-së.
- Të asistojnë të gjitha autoritetet rregullatore dhe ligjore, kur një gjë e tillë kërkohet me ligj.
- Të ushtrojnë profesionin e tyre vetëm në çështjet për të cilat ata janë të kualifikuar dhe kompetentë.
- Referimi i të gjitha çështjeve konfliktuale ndërmjet anëtarëve në Organin e Arbitrazhit të SHDP-së, vendimi i të cilit do të pranohet si i detyrueshëm.
- Të mos shtrembërojnë apo ekzagjerojnë aktivitetet dhe shërbimet e ofruara në kuadër të profesionit.
- Të mbrojnë në çdo moment reputacionin e mirë të anëtarëve dhe klientëve të tyre, Shoqatën dhe statusin e Profesionit të Investigatorit.
- Të trajtojnë të gjitha çështjet me profesionalizëm, maturi dhe konfidencialitetit, e në përputhje të plotë me Kodin e Etikës së Investigatorit.
- Të mos mohojnë ofrimin e shërbimeve profesionale klientëve, për arsye të origjinës, ngjyrës, fesë, gjinisë, paaftësisë fizike, preferencave seksuale etj.
- T’i përmbahen kërkesave rregullatore dhe ligjore brenda juridiksionit të tyre operativ.
- Shoqata dhe anëtarët e saj të plotë, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e profesioneve të tjera, duhet të trajtojnë të gjitha çështjet e biznesit me integritet dhe të bëjnë pagesën e të gjitha detyrimeve financiare të miratuara apo të parashikuara, duke pranuar edhe rastet e shfaqies së ankesave, të cilat duhet të adresohen dhe zgjidhen sa më shpejt.