SHDP.AL

Rreth Nesh

Rreth Shoqatës së Detektivëve Privatë – SHDP 

Shoqata e Detektivëve Profesionistë (SHDP) është një organ i pavarur e profesional, i themeluar nga profesionistët për profesionistë, të cilët operojnë në fusha të ndryshme të investigimit privat. SHDP plotëson nevojën e një organizate kombëtare dhe rajonale, e cilësuar si organ kyç që rregullon dhe vendos kriteret për ushtrimin e profesionit të investigatorit privat. SHDP promovon profesionin e investigatorit në nivel kombëtar e rajonal, si dhe ofron mundësi bashkëpunimi, shkëmbim idesh, konsulencë, mësimdhënie dhe shërbime të ndryshme në fusha të ngjashme.

Qëllimi & Objektivat 

Të promovojë  imazhin dhe statusin e investigatorit, si një profesion ndërkombëtar.

Të ofrojë shkollim dhe edukim përmes organizatave të asocuara, që shpien në kualifikime profesionale dhe akademike të njohura ndërkombëtarisht.

Të  veprojë në përputhje me  Kodin Etik të Profesionit.

Të paraqesë një “zë” unifikues për profesionin.

Të sigurojë Shërbim Arbitrazhi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet anëtarëve.

Sektori Hetimor – Investigativ

Sektori Hetimor – Investigativ është formuar me qëllim koordinimin, diskutimin dhe debatin mbi Ligjin e Detektivit Privat, si dhe përfaqësimin e interesave të të gjithë investigatorëve në Republikën e Shqipërisë.

Aktivitetet kryesore  janë:

Web site

E-mail-  Diskutim në Grup.

Seminare dhe Konferenca.

Mbledhje Grupi.

PJESE NGA STATUTI

SHDP - Shoqata e Detektiveve Private Kjo webfaqe u ndertua nga Saimir Kola .
Skip to toolbar