SHDP.AL

Statuti

Shoqata e Detektivëve Privatë është themeluar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr.5180, datë 28.10. 2015, konform ligji 10171/2009, si dhe ligjit për OJF-të Nr. 8788/2001; i azhornuar 92/2013.

QËLLIMI DHE FUSHA E VEPRIMTARISË 

Veprimtari të Përgjithshme

SH.D.P ka si objekt të veprimtarisë saj:

  1. Njohja e profesionit të “Detektivit Privat” nga të gjitha institucionet shtetërore e private, si dhe i shtetasve shqiptarë e të huaj, nëpërmjet publikimit në vazhdimësi të veprimtarisë së Shoqatës, në median e shkruar, vizive dhe audio vizive, mbështetur në ligjin organik të këtij profesioni, i njohur si profesioni lirë privat me Kodin e Profesionit Nr. 3411/4., VKM Nr.538, datë 26.05.2009 “Për Miratimin e Listës Kombëtare të Profesioneve”.
  2. Përcaktimitn e kritereve të kualifikimit profesional.
  3. Në bazë të dispozitave ligjore, “Shoqata e Detektivëve Privatë”  jep kontributin e saj në kryerjen e shërbimeve të ndryshme, nëpërmjet ushtrimit të profesionit të Detektivit Privat, duke marrë parasysh:
    • Njohja e profesionit “Detektiv Privat” nga të gjitha institucionet shtetërore e private, si dhe i shtetasve shqiptar dhe të huaj, nëpërmjet publikimit në vazhdimësi të veprimtarisë së Shoqësisë, në median e shkruar dhe atë vizive dhe audio-vizive, mbështetur në ligjin organik të këtij profesioni, të njohur si profesion privat në pikën nr.3411/4. të VKM nr. Nr.538, datë 26.05.2009 “Për Miratimin e Listës Kombëtare të Profesioneve”.
    • Organizimin e pranimit të kërkesave nga organet e Administratës Shtetërore, organeve të sistemit të drejtësisë dhe organeve të rendit, personave juridikë, shoqatave, shoqërive, qëndrave, fondacioneve e shtetasve, për kryerjen e shërbimeve në fushën e Investigimit Privat.
    • Shqyrtimin e kërkesave për kryerjen e shërbimeve investigative  konform ligjeve në fuqi, si dhe nëpërmjet takimeve me përfaqësues të Shoqatës, kërkesave të dërguara me Postë, si dhe nëpërmjet komunikimeve në rrugë elektronike.
    • Organizimi i kryerjes së shërbimimeve hetimore sipas udhëzimeve të organeve të mësipërme shtetërore dhe private. Rregullimi i marrëdhënieve të tyre me palët e treta do të përcaktohen në rregulloren e brendshme të SH.D.P.- së.                                                                 Materiali përfundimtar, që është rezultat i investigimit, mbledhjes së informacionit dhe të dhënave nga Investigatori  apo  Agjensi Investigative e Liçensuar, pas miratimit nga Kryetari, do t’u njoftohet porositësve, nëpërmjet korrespondencës shkresore ose mjeteve elektronike.
    • Shërbimi nga strukturat e SH.D.P., do të kryhet kundrejt pagesës, vlera e së cilës do të përcaktohet nga tarifat e miratuara nga Bordi Drejtues, që do të bëjë pjesë në të ardhurat e SH.D.P., si dhe do të shërbejë vetëm për kryerjen e veprimtarisë së saj në funksion të Shoqatës.
  1. Shoqata e Detektivëve Privatë përcakton detyrat dhe të drejtat e ushtrimit të profesionit të Detektivit Privat siç vijon:
    • Kërkim, gjetje dhe mbledhje informacioni personal, familjar, tregtar dhe industrial, të mbartur, të humbur ose aktual, që çojnë në zbardhjen e veprave të konsumuara penale, civile ose administrative, ose bëjnë të mundur  parandalimin e tyre.
    • Të investigojë, me qëllim ekzistencën e marrëdhënieve jashtë-martesore sipas kërkesës së njërit prej partnerëve. Në çdo rast duke respektuar privatësinë sipas ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
    • Të mbrojë markat dhe patentat industriale. Të hetojë dhe mbledhë prova rreth çështjeve të pabesueshmërisë të ortakëve në biznes. Të hetojë konkurencën e pandershme në biznes.
    • Të hetojë për gjetjen e personave të humbur, në bazë të një kërkese nga ana e familjarëve dhe të të interesuarve, si dhe nga organet shtetërore.
    • Të sigurojë prova, fakte, indicie, materiale dhe informacione për llogari të palës mbrojtëse në proçesin penal, si dhe të përfaqësuesve të palëve mbrojtëse në proçesin penal, civil dhe administrativ.
    • Gjetja e vendndodhjes dhe konfiskimi i pasurisë së vjedhur.
    • Kërkime mbi identitetin, zakonet, sjelljet, format e biznesit që ushtron, profesioni, integriteti, besueshmëria, lëvizja, vendodhja, transaksionet, reputacioni, ose karakteri i çdo personi.
    • Shkaku ose përgjegjësia për rënien e zjarrit, shpifjeve, humbjeve, aksidenteve, dëmeve, plagosjeve të personave ose dëmtim të pronës. Ekspertët shkencorë dhe teknikë, si dhe inxhinierët e liçensuar nuk bëjnë pjesë në këtë përcaktim.
  1. Në qendër të veprimtarisë së organeve drejtuese të SH.D.P.-së është ofrimi i shërbimeve në fushën Investigative Private, nëpërmjet zhvillimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të profesionit të detektivit privat, duke përafruar këtë profesion me atë të BE, SHBA dhe shteteve të tjera, kryesisht në këto aspekte:
  • Përvetësimin, mësimin, konsolidimin e etikës profesionale në zbatimin e profesionit të detektivit privat.
  • Përvetësimin e zbatimit të proçedurave ligjore sipas ligjeve të veçanta në grumbullimin e provave qofshin ato materiale (mjete, foto-filmime, audiovizive, etj), dokumenta të ndryshëm, shkresa të thjeshta, që ndihmojnë në kryerjen shërbimeve hetimore private , sipas porosive të personave fizikë ose juridikë.
  • Të njohë e zhvillojë bashkëpunimin efikas me Policinë e Shtetit ( sektorin e Luftës kundër Krimeve e Korrupsionit, Interpolit etj.), Policinë Gjyqësore dhe Prokurorinë, Ministrinë e Brendshmne, Ministrinë e Drejtësisë, etj, mbështetur në ligjet organike të këtyre institucioneve, si dhe udhëzimeve të veçanta të titullarëve të tyre.
  • Organizimi i trajnimeve për zbatimin dhe zhvillimin bashkëkohor të këtij profesioni privat, nëpërmjet ndihmës së organeve e organizatave të specializuara në këtë fushë.
  • Konsolidimin e bashkëpunimit në kuadër të profesionit të Detektivit Privat me shtetet e BE dhe më gjerë, si dhe Shoqëritë Ndërkombëtare, për shkëmbimin e eksperiencave, stafeve drejtuese akademike, zhvillimin e seminareve dhe leksioneve të hapura etj.
  • Të marrë pjesë në komisonin parlamentar të ligjeve, të kordiojë punën me organet përkatëse shtetërore, të kontribuojë në rregullimin e profesionit të detektivit privat.

Veprimtari të Ndryshme Ekonomike

  1. “Shoqata e Detektivëve Privatë”, si organizatë jo-fitimprurëse, për realizimin e qëllimeve dhe objektit të veprimtarisë së saj, ka të drejtë të ushtrojë veprimtari ekonomike. Ajo mund të zhvillojë veprimtari ekonomike pa qënë nevoja të krijojë një subjekt të veçantë për këtë qëllim, me kusht që kjo veprimtari të jetë në përputhje me qëllimet e organizatës jo-fitimprurëse, të jetë deklaruar si një nga burimet e të ardhurave dhe me kusht që kjo veprimtari të mos përbëjë qëllimin primar të veprimtarisë së organizatës.
  2. Nëse organizata jo-fitimprurëse “Shoqata e Detektivëve Privatë”, nëpërmjet ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, realizon fitime, ato duhet të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e themelimit.
  3. Të publikojë revista, broshura, fletëpalosje për aktivitetet e Shoqatës së Detektivëve Privatë, në Shqipëri dhe jashtë saj.
SHDP - Shoqata e Detektiveve Private Kjo webfaqe u ndertua nga Saimir Kola .
Skip to toolbar